Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor në zonën e fshatrave Mramor dhe Badoc.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të Komunës së Prishtinës.
“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.Ky është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim”, theksohet në njoftim














