Në ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftiu Naim Tërnava iu është drejtuar besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në fjalën e tij, ai tha se kjo festë kujton që gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët, transmeton Klankosova.tv.

“Bajrami na tregon që humanizimi nuk është vetëm një ndjenjë, por obligim”, tha ai.

Pos tjerash, Myftiu Tërnava tha se festa e Bajramit udhëzon njerëzit për më shumë paqe në botë.

“Fitër Bajrami na rikujton edhe fisnikërinë e njeriut. Ai është i ndërtuar për të përhapur vlerat e mirësisë e drejtësisë. Andaj kjo është një thirrje që këto vlera t’i përçojmë edhe pas përfundimit të Ramazanit”, u shpreh Tërnava.