Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, po zhvillojnë një aksion policor, në disa lokacione, si rezultat i nisjes së hetimit mbi dyshimet ppër fabrikën e mbetjeve shtazore.

Prokurori i rastit, Admir Shala, para gazetarëve ka treguar se përveç Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-it, po kryhen kontrolle edhe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, si dhe te lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës, trasnmeton Klankosova.tv.

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Jemi duke i zhvilluar bastisjet, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme, drejt zbardhjes së rastit konkret.

Lokacionet që po bastisen janë Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe lokacioni i kompanisë përfituese të konkratës.” – tha Shala