Një 38-vjeçar, shtetas i Kosovës dyshohet se ka marrë përfitime papunësie nga (AMS) në Mistelbach të Austrisë për gati gjashtë vjet, pavarësisht se ka jetuar shumicën e kohës jashtë vendit.
Tani, ai po përballet me akuza për mashtrim në Gjykatën Rajonale të Korneunburgut, transmeton Klankosova.tv.
Mbi 10,000 euro përfitime padrejtësisht
Kushdo që merr përfitime nga Shërbimi Publik i Punësimit Austriak (AMS) duhet të raportojë çdo dalje dhe qëndrim jashtë vendit. Gjatë asaj kohe, në përgjithësi nuk ka të drejtë për përfitime . 38-vjeçari dyshohet se nuk e ka bërë këtë gjithsej tetë herë.















