Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, sapo ka lansuar dy projekte të reja muzikore që po shkaktojnë bujë tek fansat e saj.

Projekti i titulluar “Ama do love” x “Hajde” shoqërohet edhe me një videoklip zyrtar, duke ofruar jo vetëm muzikë ritmike, por edhe një vizual tërheqës.

Si gjithmonë, Era ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj unik, duke u shfaqur e kuruar deri në detajin më të vogël. Energjia dhe prezenca e saj në klip bëjnë që këngët të dëgjohen dhe ndiqen me emocion nga adhuruesit e muzikës.