Ka dështuar edhe sot tentativa e 19-të e seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët sërish nuk arritën shumicën për propozimin për votim të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut, kryeparlamentarit, emër në të cilin po insiston Lëvizja Vetëvendosje, transmeton klankosova.tv.
Seanca e radhës është caktuar për 23 maj.