Një i ri me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë në SHBA pas një aksidenti të rëndë me motoçikletë.

Kayden Kabashi, 19 vjeç, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin që kishte ndodhur të hënën, kur ai ishte nisur për në punë, ka bërë të ditur një familjar i tij.

Sipas një fondi të hapur në faqen “Go Fund Me” për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit, Kayden kishte mbushur 19 vjet vetëm pak ditë më parë, më 19 prill. Ai ishte nisur nga shtëpia për në punë me motoçikletë, por një vozitës i kishte dalë në rrugë me veturë dhe ishte përplasur drejtpërdrejt me të, thuhet në përshkrim.

Në fond ishin mbledhur mbi 56 mijë dollarë.