Është kafshuar nga ujku një fëmijë i moshës pesëvjeçar Brod të Shtërpcës.
Burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka bëjnë të ditur se pesëvjeçari është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se fëmija ka pësuar lëndime në gjoks dhe në shpinë.
Siç theksojnë burimet, pesëvjeçari është përballur me ujkun deri në momentin kur kanë arritur familjarët dhe e kanë larguar.














