Një rast tepër i rëndë është raportuar në Istog, ku një e mitur ka denoncuar se është marrë me forcë dhe është dhunuar nga dy të mitur, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 6 maj 2026 në fshatin Banjë.
Burimet bëjnë të ditur se viktima 15-vjeçar, është paraqitur në Stacionin Policor në Istog së bashku me prindërit dhe ka deklaruar se dy të dyshuarit, të lindur në vitin 16 vjeçar, e kishin marrë me forcë me automjet dhe më pas dyshohet se e kishin dhunuar brenda veturës.
Sipas informatave, vajza është nxënëse e shkollës fillore në Banjë dhe dyshohet se ishte marrë pasi kishte dalë jashtë rrethojës së shkollës, në pjesën e pasme të parkingut.
Sinjali mëson se viktimës i është bërë ekzaminim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, ku sipas raportit mjekësor janë konstatuar hematoma në dorën e majtë dhe në kraharor.
Pas denoncimit, Policia ka aktivizuar të gjitha njësitë relevante hetimore, ndërsa rastin e kanë marrë në trajtim Hetimet Rajonale në Pejë.
Dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti në të cilin dyshohet se është kryer vepra.
Me urdhër të Prokurores së rastit, ndaj tyre është iniciuar rasti: “Dhunim”, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.















