Prokuroria e Specializuar e Hagës, duke insistuar në vazhdimin e paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, ka hedhur dilema të mëdha në drejtim të Policisë së Kosovës.
Në letrën e garancës që e dërgoi Policia për Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, Prokuroria e Hagës ka gjetur vërejtje të mëdha.
Si rezultat, së fundmi, Gjykata Speciale refuzoi lirimin e përkohshëm në arrest shtëpiak për tre prej të akuzuarve në rastin e madh të Hagës.
Në parashtrimet që janë bërë publike së fundmi, thuhet se ndarja e informatave për dëshmitarë me Policinë e Kosovës, e dëmton procesin. Sipas Prokurorisë, Policia e Kosovës nuk ka aftësi për dekodimin e mesazheve.
“[E REDAKTUAR]. [E REDAKTUAR]. 81 [E REDAKTUAR]. [E REDAKTUAR]. Është e rëndësishme të theksohet se nuk është e mundur të ndahet informacioni identifikues i dëshmitarëve të Prokurorisë me Policinë e Kosovës sepse kjo do të kompromentonte masat mbrojtëse në këtë rast. Ky ishte një shqetësim “vendimtar” për Gjyqtarin e Procedurës Paraprake, i cili vendosi se nuk ishte e mundur që PK-ja të zbulonte mesazhe të koduara në lidhje me dëshmitarët e mbrojtur duke pasur parasysh natyrën konfidenciale të këtij informacioni – një gjetje e miratuar nga Gjykata e Apelit”, thuhet në parashtrim, raporton Nacionale.
“Çdo i akuzuar ofron korrespondencë të rinovuar nga Policia e Kosovës (‘PK’) në mbështetje të kushteve të tyre të lirimit të propozuara. Pavarësisht shkallës në të cilën [E REDAKTUAR], asnjë kombinim i këtyre kushteve nuk është i mjaftueshëm për të zbutur rreziqet që paraqiten nëse të akuzuarit lirohen. Siç zhvillohet më poshtë, asnjë nga [E REDAKTUAR] nuk mund ta zbutë mjaftueshëm rrezikun e zbulimit të paautorizuar nëse të akuzuarit lirohen në Kosovë, ku ata do të jenë në gjendje të bashkëveprojnë me persona që nuk janë të përfshirë në këtë rast”, thuhet më tutje.
Prokuroria e Hagës vazhdon të numërojë vërejtje të tjera për Policinë e Kosovës.
“Propozimi për [E REDAKTUAR] nuk e kapërcen mungesën e informacionit të PK-së në lidhje me dëshmitarët e mbrojtur dhe aftësinë e tyre për të zbuluar kalimin e informacionit të koduar. 85 [E REDAKTUAR]. Nuk zëvendëson regjimin e monitorimit që ofrojnë qendrat e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, dhe i cili ka qenë një mbrojtje kritike për integritetin e këtyre procedurave – një mbrojtje që do të humbiste plotësisht nëse lejohet lirimi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Hagës.
Si rezultat, së fundmi, Gjykata Speciale del se u pajtua me këto pretendime të Prokurorisë, duke refuzuar lirimin me kusht në arrest shtëpiak.