Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dhënë detaje të reja për të kaluarën e Mefial Shkodrës me djemtë e tij. Sipas PTH-së së Gjilanit, për Mefail Shkodrën nga viti 2000 janë pranuar gjithsej 5 raste penale, ndërsa në 4 raste janë ngritur aktakuza.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se lidhur me të dyshuarin Mefail Shkodra për vrasjen e trefishtë ne Gjilan, që nga vitit 2000 janë pranuar gjithsej pesë raste penale, ku në katër raste janë ngritur aktakuzë.
“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit”, thuhet në deklarim të prokurorisë.
Ndërkaq, bëhet e ditur se sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, theksohet tutje.














