Vjosa Osmani, rrugës për në zyrën e saj në Presidencë është takuar me një qytetar të rastit me të cilin ka folur edhe për çështjen e moskandidimit të saj për një mandat të dytë për shefe të shtetit.
Presidentja e Vjosa Osmani është shfaqur së fundmi “ankuese” në raport me zhvillimet politike, duke deklaruar se “nuk po dojnë me e bo presidente”. Kjo interpretohet si pakënaqësi për mungesën e mbështetjes për një mandat të ri.
Osmani prej disa ditësh është duke zhvilluar një seri takimesh me qytetarë në mbarë vendin, aktivitete që po konsiderohen si pjesë e një fushate me nuanca politike.
Të mërkurën në Prishtinë, ajo u shpreh në mënyrë joformale para një qytetari se “nuk po dojnë me m’bo presidente”.
Megjithatë, Osmani ka theksuar publikisht se këto takime kanë karakter falënderues dhe synojnë të shprehin mirënjohje për “mbështetjen e vazhdueshme” që ka marrë nga qytetarët.















