Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Një person në lagjen “Arbëria”, është gjetur pa shenja jete.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, deklaroi ajo për Klankosova.tv

Derisa mediat kanë raportuar se viktima është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Unikkatil.