Prokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shpëtim Peci, ka konfirmuar për emisionin Pressing në T7 se është ndërprerë numërimi i votave në Mitrovicë, derisa KQZ të bëjë verifikimin e nevojshëm.

I kontaktuar nga Pressing, Peci ka thënë “momentalisht nuk është duke vazhdu numërimi derisa ekspertët e KQZ të bëjnë verifikimin”, transmeton Gazeta Express.

Kjo temë e ka dominuar sonte debatin në Pressing, pikërisht Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka alarmuar në “Pressing” të T7 për manipulim votash në Mitrovicë.

Ai ka thënë  se dikush i ka nxjerrë fletëvotimet nga një klasë, i ka vendosur jashtë të zbrazëta, ajo që njihet si treni bullgar.