Prokuroria Themelore e Prizrenit pretendon se i dyshuari,rreth 45-vjeçar me dashje ka privuar nga jeta vajzën e tij 14-vjeçare, ka plagosur me thikë vajzën tjetër 10-vjeçare dhe gruan e tij, për çka ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Në kërkesën e paraburgimit të cilën e ka siguruar KALLXO.com, Prokuroria pretendon se i dyshuari, tani i arrestuar, kishte sulmuar vajzat e tij me thikë gjatë kohës kur ato ishin në gjumë.
“Me datë 06.05.2025 rreth orës 05:30 në Prizren, me dashje ka privuar nga jeta fëmijën, anëtaren e familjes, të cilën e ka vajzë dhe jetonte në një shtëpi të përbashkët, duke venë në rrezik jetën edhe të personave të tjerë, në atë mënyrë që atë ditë posa e falë namazin e sabahut, hynë në dhomë ku ishin vajzat e tij, të cilat ishin ende në gjumë, merr thikën e llojit “Bajonet”, me gjatësi tehu rreth 23 centimetra me të cilën fillimisht sulmon vajzën e mitur 14-vjeçare e 11 muaj duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të qafës (fytit) me ç’rast e njëjta ndërron jetë në vendin e ngjarjes.” – thuhet në dosjen e Prokurorisë së Prizrenit.
Me këto veprime sipas Prokurorisë i dyshuari ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
Pasi kishte vrarë vajzën 14-vjeçare, sipas dosjes së Prokurorisë, i dyshuari kishte tentuar t’i privojë nga jeta me dashje edhe vajzën tjetër 10-vjeçare dhe gruan e tij.
“…më pas me të njëjtën thikë e godet në pjesë të qafës të dëmtuarën 10-vjeçare, të cilës i shkakton lëndime të renda trupore dhe më pas me të njëjtën thikë e godet edhe bashkëshorten e tij në pjesë të fytyrës dhe të duarve duke i thënë fjalët: vajzat tona duhet të vdesin dhe të gjithë duhet të shkojmë në xhenet, unë do të mbysë edhe ty e pastaj edhe veten.”- thuhet mes tjerash në kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit për caktim të masës së paraburgimit.
Me këto veprime sipas Prokurorisë, i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje rëndë e ngelur në tentativë”.
Prokuroria e Prizrenit e ngarkon të pandehurin edhe me veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve















