Pas një seri dështimesh për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti është dorëzuar. Ai që insistoi që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës, tashmë e ka kuptuar se vendosmëria e opozitës është më e fortë se insistimi i tij. Duke kuptuar përparësitë e komunikimit që ka me opozitën Glauk Konufca, ai ka angazhuar këtë të fundit që të komunikojë me ta. Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka takuar të mërkurën kreun e Nismës, Fatmir Limajn. Arsyeja e këtij takimi, siç merr vesh PortaliMagazina.com ishte për ta kuptuar nëse Limaj ka qëndrimin e njëjtë sa i përket kërkesës së tij për të qenë kryetar kuvendi. Limaj i ka bërë të ditur Konjufces se qëllimi i tij është kuvendi e jo qeveria.

LVV, siç merr vesh PortaliMagazina, është tërhequr nga kandidatura e Albulena Haxhiut, por vetëm po kërkon mënyra se si ta arsyetojë kandidaturën e Fatmir Limajt, sidomos para deputetëve të Listës Guxo që kanë disa mospajtime.

Kryetari i Nismes, në takimin që ka pasur me Konjufcen i ka bërë të ditur atij se mund të siguroj vota edhe nga partitë tjera, sidomos nga PDK-ja, për t’u bërë kryetar kuvendi. Seanca e së enjtes nuk do të sjell ndryshime, por java që vjen mund të jetë vendimtare. Portalimagazina.com