Adnan Rexhepi, vëllai i Bedri Rexhepit, është deklaruar për Klankosova.tv. pas shpalljes së aktgjykimit ku Jeton dhe Nexhat Vllasaliu u dënuan me burgim të përjetshëm.

Këtë vendim, Rexhepi tha se kanë pritur me dhimbje, por që ka sjellë edhe një ndjenjë lehtësimi për familjen.

“E kemi pritur shumë mirë, me një lehtësim të madh në zemër. Kjo është pjesë lehtësuese për familjen tonë. Jemi shumë falënderues për institucionet shtetërore që kanë punuar në këtë rast”, deklaroi ai për Klankosova.tv

Ai komentoi edhe deklaratat e dy të akuzuarve që i kanë dhënë gjatë gjykimit, ku kanë folur fjalët më të mira për të ndjerin, duke e mohuar kategorikisht se kanë gisht në vrasjen e tij.

Adnan Rexhepi tha se vëllai i tij i ka ndihmuar edhe Jetonin edhe Nexhatin, por dolën që pikërisht ata ishin autorët e krimit.

 “S’kanë pasur asgjë të keqe prej vëllait. Kanë pasur vetëm të mira prej tij. Dora që ndihmon, të vret. Edhe ata vetë, nën ndërgjegje, janë të vetëdijshëm për krimin që e kanë bërë.”

Në fund, ai u shpreh mirënjohës edhe për mbështetjen e popullit, ndërsa tha se të mërzitur janë edhe prindërit e tyre, të cilët nuk arritën të merrnin pjesë në seancën e sotme.

“Jemi falënderues ndaj popullit për përkrahjen që na kanë dhënë. Me mërzi të madhe, por me lehtësim të madh, e pritëm vendimin.