Ka dështuar për herë të 25-të tentativa për konstitumin e Kuvendit, ku edhe kësaj radhe partitë politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje nuk votuan për votimin e fshehtë, shkruan Reporteri.net.

Në sallë ishin të pranishëm 104 deputetë.

Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 51 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca vazhdon pas 48-orësh.

“Ndërpritet seanca, me 4 qershor në ora 11:00 shihemi përsëri”, tha Kryesuesi Avni Dehari.