Deputetja e Nismës, Arbreshë Krasniqi, ka thënë se nuk do të kenë votë për askënd tjetër për kryetar kuvendi, përveç Fatmir Limajt.
Krasniqi tha se votimi nuk duhet të jetë i fshehtë, ashtu siç ka tentuar VV-ja tash e disa herë për Albulena Haxhiun, por duhet të jetë i hapur.
“Nuk ka pas, nuk ka dhe nuk do të ketë votë, përveç Fatmir Limajt për Kryetar të Kuvendit! Jo fshehtë, por hapur duhet”, shkroi ajo















