Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq, përfaqësues të Listës Serbe, iu është dorëzuar ftesë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës që, në cilësinë e të pandehurve, të japin deklaratat e tyre më 13 gusht.
Ata dyshohen për vepren “Falsifikim i dokumenteve”.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni.
“Mund të konfirmojmë që pesë (5) persona janë ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurve, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Rasti është në hetime”, tha Preteni.















