Dje, deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë skandaloze, ku gjatë seancës në Kuvend, tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do ‘’përcjell i njëjti fat’’ me atë të Naim Murselit, i cili u dënua për vrasjen e Liridona Ademajt.

Rreth kësaj është deklaruar kryeministri Albin Kurti, i cili, kujtoi që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpreu fjalën Geci pas deklaratës së bërë.

‘’Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e  Kuvendit, ia tërhoqi vërejtjen ia ndërpreu fjalën deputetit edhe për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri.’’, ka thënë Kurti sot para mediave