Sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është folur në lidhje me përplasjen mes Saranda Bogujevcit dhe Ilir Mirenës.
Ishte opinionisti Azdren Shala ai i cili tha se Bogujevci historinë familjare ia ka dhuruar Albin Kurtit dhe se se e po instrumentalizon tragjedinë e saj familjare, përcjell Klankosova.tv.
“Historia e saj, unë e kam shkruar edhe në një status timin, më vjen keq, çdo shqiptar kërkon drejtësi. Mirëpo kjo, historinë e vet familjare ia dhuron Albin Kurtit. Ka reaguar pa pikë nevoje”, është shprehur ai.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar gazetari Vullnet Krasniqi, duke e kundërshtuar dhe është shprehur se ajo në asnjë moment nuk e instrumentalizon familjen e saj.
“Kjo askund nuk po e instrumentalizon familjen e vet, kur e ke dëgju ti Saradën duke thënë “ama votën”, kur e ke dëgju”, u shpreh tutje ai.
Duke qenë se diskutimi mes tyre u vazhdua me tone të larta, atëherë ishte drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi ai i cili u ngrit në këmbë për t’a qetësuar dyshen.