Tradicionalisht i takon Presidencës të jetë nikoqire e “Darkës së Lamës”. Por herën e fundit nuk ndodhi kështu.

Ishte Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili e organizoi këtë darkë. Organizimi i kësaj darke, shtetit po del t’i ketë kushtuar në buxhet

Sipas një hulumtimi që “Kallxo Pernime” në RTV Dukagjini që do ta publikojë të dielën.

Aty do të flitet mbi dyshimet serioze për keqpërdorime në organizmin e “Darkës së Lamës” nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Sipas kësaj, një duaj kashtë u pat faturuar 8 euro e 20 centë. Po ashtu, dyshime për shmangie të procedurave të prokurimit për faturën e dekorimit të “Darkës së Lamës” në vlerë totale prej 5 mijë e 575 euro e 90 centë.

Detaje do të jepen se si u tërhoq fatura nga Ministria pasi u dorëzua nga kompania dhe çfarë komunikimi i parapriu këtij veprimi?

Si dhe, dyshimet se pagesa prej 5 mijë eurove u pagua “cash” nga një zyrtar publik i Ministrisë.

Ndryshe, Darka e Lamës është festë tradicionale shqiptare dhe ndryshe njihet edhe si “Darka e bereqetit”. Zakonisht, mbahet në fund të muajit tetor kur vjelën punët verore.