Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka sulmuar fizikisht kreun e LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ku ky i fundit edhe e konfirmoi përmes një postimi, përcjell Periskopi.

Gazeta Infokus bën të ditur se disa aktivistë të LVV-së po qëndronin në “Soma Cafe” në Skenderaj, kur Lushtaku iu afrua Mehanit duke i thënë: “Ku guxon të merresh me mua?”, e më pas dyshohet se e ka goditur me grushte, duke i shkaktuar lëndime dhe gjakosje.

Pamjet e siguruara nga Infokus: