Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, ka qëndruar sot në Aeroportin e Vlorës, ku janë bërë testimet teknike dhe është realizuar edhe fluturimi i parë certifikues.

Shumë prej punëtorëve që kanë punuar në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë kosovarë, disa prej të cilëve Rama i ka takuar sot.

Një prej tyre është edhe kosovar Idriz Makolli, i cili ka një lidhje tepër speciale me gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Ai ia ka përmendur Ramës gjeneralin amerikan gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur tek punishtja e Aeroportit të Vlorës.

Makolli tha se “Clark ishte shpëtimtari i Kosovës”.

Pas kësaj, kreu i qeverisë shqiptare, iu kthye atij duke i thënë se shpëtimtare e Kosovës ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin Hashim Thaçi.

“Shpëtimtar i juaji ka qenë UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi”, ka thënë Rama.