Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka komentuar në “Pressing” të T7 aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e situatës në Kuvendin e Kosovës.

Aktgjykimi kërkon që brenda 30 ditëve kjo çëshje të përfundojë.

Sipas Tahirit pjesa e votimit të fshehtë është e qartë, por ai shton se tani çështjes duhet t’i jap drejtim Lëvizja Vetëvendosje.

“Mendoj që e ka bë të qartë që adresa për zgjidhjen e problemit është Lëvizja Vetëvendosje, ata janë të obliguar ta gjejnë një kompromis rreth propozimit të tyre edhe me partitë e tjera. Ata nuk mund ta bllokojnë çështjen e konsistutimit të Kuvendit vetëm pse iu takon propozimi për kryeparlamentarin”, ka thënë Tahiri.