Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar takime me opozitën për çështjen e Presidentit.

Ai u pyet nga RTV 21 lidhur me këtë temë dhe u përgjigj shkurtimisht:

“Sigurisht”, deklaroi ai derisa po shkonte në zyrën e grupit parlamentar të LVV-së në Kuvend, transmeton Klankosova.tv.

Në orën 10:00 u paralajmërua nisja e një seance plenare të Kuvendit, ku në rend dite janë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ka kaluar mbi një javë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi që Presidenti të zgjidhet në një afat prej 34 ditësh, ndërsa ende nuk është bërë asnjë lëvizje.Kurti paralajmëroi edhe para pak ditësh se do të takohet me kryetarët e partive opozitare, por përpara kësaj, tha “më nevojiten konsultimet e brendshme”, të cilat, siç tha ai, nuk kishte pasur ende kohë që t’i bënte.