Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar koordinim për situatën politike sidomos për çështjen e presidentit.

Haradinaj tha se Bedri Hamza i ka kthy një përgjigje por “jo konkrete”, ndërsa për Abdixhikun tha se i ka thënë se “janë me zhvillime të brendshme në LDK”.

“I kam shkru letër kolegëve opozitarë dhe ia kam shpjegu arsyet pse ne është dashtë me u marrë vesh mes vete, e pastaj me u ulë me pushtetin – me Kurtin…”, shpjegoi Haradinaj.

“Në letra nuk ka kandidaturë, sepse është spekulu”, shtoi Haradinaj në T7.