Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë.

Vdekjen e 24-vjeçares e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, i cili tha se e njëjta nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve të rënda.

Bashkë me viktimën, ishte edhe i fejuari i saj i cili po trajtohet në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda, por gjendja e tij eshte jashte rreziku per jete.

Për rastin, policia deri në këto momente nuk ka dhënë detaje.