Binance, ekosistemi global i teknologjisë blockchain dhe platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e kriptovalutave, ka lansuar fushatën e re “EUR Deposit via ZEN Bonus Boost” si pjesë e strategjisë së saj për zgjerim në tregun ballkanik, duke përfshirë edhe Kosovën.

Kjo iniciativë synon të forcojë praninë e Binance në rajon dhe të mbështesë interesin gjithnjë në rritje për kriptovalutat dhe teknologjinë blockchain. Fushata ofron një mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe shpërblyese për përdoruesit e rinj që të fillojnë udhëtimin e tyre në botën e kriptos, përmes një procesi depozitimi të automatizuar përmes platformës ZEN.

“Zgjerimi i Binance në Ballkan është pjesë e një strategjie më të gjerë për të forcuar pozicionin lider në treg. Përveç kësaj fushate, jemi duke bashkëpunuar me aktorët lokalë për të nxitur dialog të hapur për adoptimin e kriptovalutave dhe edukimin financiar,” – u shpreh Sandro Sulkan, udhëheqës i marketingut rajonal për Ballkanin. “Përmes inovacionit dhe investimeve të vazhdueshme në rajon, Binance synon t’u ofrojë individëve dhe bizneseve mjete financiare efikase, transparente dhe të sigurta.”

Fushata përfshin shtatë tregje kryesore të Ballkanit – Slloveni, Kroaci, Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi – dhe ofron një fond shpërblimi prej 15,000 USDC për përdoruesit e rinj që kryejnë depozitën e parë në euro përmes ZEN.

3,000 përdoruesit e parë që realizojnë një depozitë minimale prej 50 EUR në një transaksion të vetëm gjatë periudhës promovuese, do të shpërblehen me nga një voucher prej 5 USDC.

Fushata është aktive nga data 23 maj 2025 (07:00 UTC) deri më 20 qershor 2025 (23:59 UTC). Përdoruesit e rinj mund të marrin pjesë duke u regjistruar përmes butonit “Join Now” në faqen e aktivitetit dhe duke përfunduar depozitën e tyre të parë në EUR përmes ZEN.

Për më shumë informata mbi mënyrën e shtimit të valutave fiat në Binance përmes ZEN, vizitoni faqen përkatëse të ndihmës në Binance.

Rreth Binance

Binance është lider global në industrinë e blockchain dhe zotëron platformën më të madhe në botë për tregtim të kriptovalutave, si për nga volumi ashtu edhe për numrin e përdoruesve. Mbi 260 milionë njerëz në mbi 100 shtete i besojnë Binance për siguri të avancuar, transparencë, shpejtësi të motorëve të tregtimit dhe gamë të pasur të produkteve – nga tregtia e thjeshtë deri te arsimi, pagesat, shërbimet institucionale dhe zhvillimi i teknologjive Web3. Binance është e përkushtuar të ndërtojë një ekosistem gjithëpërfshirës që e rrit lirinë financiare për njerëzit në të gjithë botën.

Për më shumë informata: https://www.binance.com