Këtë të hënë, janë betuar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ceremonia u mbajt me fillim nga ora 11:00, në Zyrën e Presidentes së Kosovës.

Betimi u bë para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Anëtarët e rinj që u betuan janë Rashit Qalaj nga PDK, Hysen Durmishi e Violeta Emini-Salihu nga VV, Ilira Fetahu i LDK-së, Muharrem Nitaj nga Aleanca, Delvir Tairi nga komuniteti goran, si dhe Stefan Filipoviq.

Pas kësaj ceremonie, anëtarët e rinj nisin zyrtarisht ushtrimin e mandatit të tyre në KQZ.