Nuredin Lushtaku është rikthyer në PDK, duke konfirmuar rregullimin e raporteve me kandidatin për kryetar të komunës, Sami Lushtakun.
Deputeti i Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se subjekti politik “Ideal”, që prej vitesh ka vepruar në Skenderaj nën udhëheqjen e njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Lushtaku, i është bashkuar PDK-së.
Tahiri theksoi se pjesë e këtij subjekti kanë qenë shumë gra dhe burra me kontribut të çmuar për Skenderajn dhe Kosovën. Me këtë bashkim, “Ideal” përmbyll veprimtarinë e tij politike, ndërsa në zgjedhjet e 12 tetorit do të mbështesë kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun.
“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, gjeneral Nuredin Lushtaku!”, u shpreh Tahiri, duke shtuar se në aktivitet morën pjesë edhe deputeti Përparim Gruda dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti.















