Partia Demokratike e Kosovës do të mbledh kryesinë e saj në ora 16:00.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe nëse Fatmir Limaj do të përfshihet në listën e partisë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka dërguar të enjten letër kreut të PDK-së, Bedri Hamza, që partia e tij të jetë pjesë e listës së kësaj partie, për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letrën, Limaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“NISMA Socialdemokrate dhe unë, si kryetar i saj, kemi shprehur vazhdimisht, si para këtyre zgjedhjeve ashtu edhe në vazhdimësi, gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik në funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhej mes tjerash në letër.