Policia e Kosovës të martën ka realizuar bastisje në një shtëpi mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal te armës në rrugën ‘Fadil Deliqi” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë me pesë fishekë
“Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën ‘Fadil Deliqi” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë me pesë fishekë. Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari F.H., 67 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës i cili pas procedurave të intervistimit është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.