Kandidati për deputet, nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Gega, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të aktiviteteve të tij elektorale.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gega ka thënë se takimet me qytetarë janë pjesa më e mirë e rrugëtimit të tij politik, duke theksuar se në çdo bisedë po sheh njerëz punëtorë dhe të përkushtuar për një të ardhme më të mirë të Kosovës.

“Takimet me qytetarë janë pjesa më e mirë e kësaj rruge. Në çdo bisedë po shoh njerëz të ndershëm, punëtorë dhe me shumë dëshirë që Kosova të ecë përpara”, ka deklaruar Gega.

Ai ka shtuar se ndryshimi vjen përmes besimit dhe përkushtimit të përbashkët.

“Bashkë, me besim dhe përkushtim, do ta ndryshojmë vendin”, është shprehur ai.

Ndryshe Arben Gega kandidon për deputet me numrin 68 nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit