Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi i njëjti gjatë një seance gjyqësore ka kanosur dëshmitarin dhe prokurorin e shtetit.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 13.06.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore ka kanosur dëshmitarin dhe prokurorin e shtetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.