Një burrë është arrestuar dje në mesditë në Vushtrri.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër, transmeton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

SULM SEKSUAL

Vushtrri 01.04.2026-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.