Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, i cili ishte në kërkim nga Interpol Austria.

Kështu ka bërë të ditur policia, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Bazuar në kërkesën e INTERPOL Austria, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.