Një person i kërkuar me urdhëresa aktive është arrestuar të martën në Fushë Kosovë gjatë realizimit të një plani operacional të Policisë, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ilir Mexhuanin rreth 40 vjeç.
Sipas informatave, arrestimi është kryer më 13 maj 2026 rreth orës 12:30 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë nga njësia e urdhëresave dhe njësia e sektorëve.
Sinjali mëson se aksioni është realizuar në kuadër të Planit Operativ: “Realizimi i urdhëresave për personat mbi 1 vit burg”.
I dënuari kërkohej në bazë të urdhëresave aktive për veprat penale “Ngacmim” dhe “Keqpërdorim i besimit”.















