Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi që e njëjta kishte tentuar ta godasë burrin e saj dhe të njëjtit ia kishte mbyllur derën e hyrjes së banesës.

Sipas viktimës, bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore.

Policia bën të ditur se me udhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.