Mbrëmë rreth orës 22:30, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Fushë-Kosovë që ka rezultuar me arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.

I ndaluari është Egzon Delija, 29-vjeçar, i cili pas verifikimit nga njësia policore rezultoi me urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Detyrim”.

Ai gjithashtu kishte edhe një urdhëresë tjetër nga e njëjta gjykatë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, për të cilën ishte dënuar me gjobë prej 300 eurosh, por nuk e kishte paguar.

Me vendim të Gjykatës, Delija është urdhëruar të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për ekzekutimin e dënimit. Po ashtu, do procedohet edhe për veprën penale Detyrimi.