Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gega u ka bërë thirrje qytetarëve për ndryshim dhe përfundim të krizës aktuale në vend.
Përmes një postimi në “Facebook”, Gega theksoi se Kosova meriton më shumë dhe se ndryshimi fillon me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime.
“STOP KRIZËS. NDRYSHO KOSOVËN. E kemi parë mjaftueshëm. Rrogat që nuk mjaftojnë. Çmimet që rriten. Bizneset ngulfaten. Të rinjtë që largohen. Kosova meriton më shumë dhe ndryshimi fillon me JU. Vota jote është zëri yt. Zëri yt është forca e Kosovës”, ka shkruar Gega.-Advertisement-
Ndryshe Arben Gega kandidon për deputet me numrin 68 nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet e 7 qershorit.















