Një tender me vlerë deri në 120 mijë euro për mirëmbajtjen e terreneve sportive në Komunën e Kamenicës është fituar nga një kompani e sapothemeluar që drejtohet nga një aktivist i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Demokracia.com.
Ardion Sylejmani, pjesëmarrës i rregullt në aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe përkrahës i kryetarit Kadri Rahimaj, ka themeluar kompaninë e tij vetëm tre muaj më parë, dhe tashmë është shpallur fitues i një tenderi komunal.
Aktivisti ka fituar tender për mirëmbajtjen e terreneve sportive dhe furnizimin me rekuizita sportive.
Vlera e kontratës kornizë për periudhën 24-mujore arrin deri në 120,000 euro, ndërsa çmimi i ofruar nga fituesit për njësi është 7,933.36 euro.

Dokumentet tregojnë se DnA Core L.L.C. është mbështetur nga kompania partnere HARST Group në plotësimin e dokumentacionit. Kjo e fundit ka përfituar më parë disa kontrata nga institucionet publike nën qeverisjen e VV-së.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Regjistrimit të Biznesit të Kosovës (ARBK), DnA Core L.L.C., e themeluar para tre muajve dhe e drejtuar nga Ardion Sylejmani.


Fotografitë e postuara në rrjetet sociale e tregojnë Sylejmanin si pjesëmarrës aktiv në evente dhe aktivitete të Lëvizjes Vetëvendosje. /Demokracia.com/




















