Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pavlan të Pejës.
Burime të Paparacit bëjnë të ditur se i vdekur është Armir Osmani, djali i biznesmenit nga Mitrovica, Ismet Osmanit -Currit.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe, me ç’rast ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur duke rënë në fushë.
Më pas vetura është përfshirë nga flakët.
Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML.