Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran të Drenasit, transmeton IndeksOnline.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet një veturë e dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes, ndërsa qytetarët kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë një personi të lënduar.
Përveç dëmeve të mëdha materiale të shkaktuara në automjet, ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.
Në vendin e ngjarjes pritet të dalin edhe njësitet policore, të cilat do të hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
















