Një aksident mes dy kamionëve la të vdekur dy të rinj në Itali.
Tragjedia rrugore ndodhi në autostradën A22 midis Bressanone dhe Chiusa.
Në këtë aksident një person i tretë u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Një person i katërt pësoi pasoja më pak serioze.
Një kamion i një kompanie të Tirolit Jugor u përplas me dhunë me një kamion me targa të huaja që me sa duket ishte ndaluar në një trafik të bllokuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 6:45, jo shumë larg pikës së pagesës së Chiusës.
Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, në këtë aksident dyshohet se kanë vdekur dy kosovarë.
Ndërkohë sipas raportimeve të mediave në Itali, viktimat janë të moshës 19 dhe 20 vjeç. /Reporteri.net/
