Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së 17 shkurtit.

Derisa ishte për homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Gucati tha se së pari këtë ditë të shenjtë ua uron familjarëve të dëshmorëve, veteranëve, e njeriut që shpalli këtë ditë, Hashim Thaçit, transmeton klankosova.tv.

“Unë këtë ditë, 17 shkurtin ua uroj së pari familjeve të dëshmorëve, veteranëve, dhe një njeriu që ka qenë protagonist, zotit Thaçi, që e ka shpall këtë ditë dhe mungon. Ne sot nuk e ndjejmë mirë vetën, as të gëzuar, kur e dimë që i kemi në burg njerëz të mëdhenj. Pa ata burra, sot jemi të cunguar. I uroj gjithë popullit shqiptar këtë ditë të madhe që e kemi pritur me vite e vite”, tha ai.

“Jemi keqkuptuar, ne e kemi bojkotuar këshillin organizativ, sepse ne kemi luftuar për këtë ditë të sotit. Ne nuk e kemi bojkotuar festën, është e pavërtetë e madhe kjo”.