Një vrasje ka ndodhur të mërkurën në një lokal në Skenderaj.
I vdekur ka mbetur një 42-vjeçar, ndërsa doras dyshohet se janë kushërinjtë e tij, të cilët dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshjeje në lidhje me prona me viktimën.
Policia ka konfirmuar se të arrestuarit për rastin janë baba e bir dhe nga të njëjtët janë sekuestruar një armë “AK-47”, tri armë të shkurtra dhe 53 fishekë, transmeton Zeri.info.
“Një mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtët janë sekuestruar: një armë ‘AK-47’, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.