Valon Kerolli, eksperti shumëvjeçar i rrjeteve sociale ka ngritur alarmin serioz për një keqpërdorim gjigant që ai pretendon të ketë ndodhur me numërimin dhe procesimin e votave në KQZ.

Ai ka thënë se secilit person që rri afër tavolinës ndihmëse ku numërohen votat, ua kanë dhënë userin dhe fjalëkalimin për tu kyqur në serverin e KQZ-së dhe për të dërguar të dhëna, shkruan lajmi.net.

“Te dhenat ne databaze sikur ato me 100mije vota nga nje qender e votimit ne Peje, nuk ngarkohen/ndryshohen nga mbingarkesa por nga te dhenat qe dikush prej atyne personave i ka derguar me apo pa qellim ne drejtim te serverit te KQZ prej atyre userave”, ka shkruajtur ai.

Postimi i plotë i tij:

A ben gazetaret, analistet e krejt ata qe kane ndikim me kerku llogari prej KQZ-se, se pse nuk eshte kesaj here si herave te kaluara personi i njohur si Kvote ne cdo qender te votimit me nje tablet te siguruar nga KQZ?

Une tash e mora vesh qe atyne personave qe rrin te nje far tavoline ndihmese aty ne koridor ja paskan jep nje user e nje passëord qe prej cfaredo telefoni apo kompjuteri me hi edhe me dergu te dhena drejt serverit te KQZ-se?

Cka nese ata ia jepin edhe dikuj tjeter passëordin? Skandaloze!

Te dhenat ne databaze sikur ato me 100mije vota nga nje qender e votimit ne Peje, nuk ngarkohen/ndryshohen nga mbingarkesa por nga te dhenat qe dikush prej atyne personave i ka derguar me apo pa qellim ne drejtim te serverit te KQZ prej atyre userave!