Skandal i madh zgjedhor ka ndodhur me uebsajtin Komisionin Qendror Zgjedhor, i cili ndonëse s’ka funksionuar aspak për përdoruesit, ka bërë edhe lëshime katastrofike në shifra.
Në Pejë ia ka bartur Vetëvendosjes 114 mijë vota – 96%, që është e pamundëshme në secilin aspekt qoftë edhe formal e teknik.
Po ashtu në Podujevë ia ka bartur 43 mijë vota PDK-së (80% të votave) ndërsa veëtm 6 përqind Lëvizjes Vetëvendosje.



KQZ ende s’ka dhënë asnjë shpjegim se pse uebsajti ka shkaktuar konfuzion masiv të rezultateve duke bërë këso shtrembërime gjigante.
Media supozivisht kredibile dhe madje edhe Radio Televizioni i Kosovës i kanë dhënë si të sakta shifrat e PDK-së, për çka janë përcjellur edhe nga akterë të pushtetit e kandidatë si Mytaher Haskuka.